|
19 shkurt 2013
Ligjërata universitare e BE-së u organizuar bashkërisht nga EULEX-i dhe Qendra për Informim dhe Kulturë e BE-së në Prishtinë. Kërkesat për të marrë pjesë në këtë kurs ishin të shumta, diku dy herë më shumë sesa vendet e lira. Përkundër kësaj, organizatorët kanë arritur që t'i akomodojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë shtesë. Njoftimet për këto ligjërata në të ardhmen do të shpallen në këtë faqe dhe në faqen e facebook-ut të zyrës së BE-së në Kosovë.
Salustro ka sqaruar pse krimet e luftës janë më të vështira për t'u ndjekur se sa krimet tjera të rënda. Së pari, dëshmitë e mbledhura në rastet për krime të luftës ndërtohen nga dëshmitë e dhëna prej dëshmitarëve dhe provave mjekoligjore të mbledhura shumë gjatë pasi që ka ndodhur krimi. Kjo i bën krimet e luftës të vështira për t'u dëshmuar në gjykatë dhe mund të çojë drejt hetimeve të gjata. Në këtë aspekt paraqitet edhe një sfidë specifike për arsye të mjedisit të politizuar në të cilin janë kryer krimet e luftës: Sa do të jenë të gatshëm dëshmitarët që të dëshmojnë kundër "bashkë-luftëtarëve të tyre"? Në anën tjetër, sa e besueshme është dëshmia e një dëshmitari të vetëm në gjykatë kundër një armiku të përbetuar? Gjithashtu, Salustro ka diskutuar më gjatë për kornizën ligjore të cilën një prokuror në Kosovë e ka në dispozicion dhe si ndikon kjo në vendimet të cilat merren në gjykatë.
Deri tani gjyqtarët e EULEX-it i kanë nxjerrë njëzetë e gjashtë aktgjykime në rastet për krime të luftës. Ekzistojnë tetëdhjetë e katër procedura hetimore në vijim e sipër për krime të luftës dhe tetë aktakuza të konfirmuara.
Po ashtu, gjatë kësaj ligjërate u shfaq filmi dokumentar "Në kërkim të zhdukurve" për ta shpjeguar punën e bërë në Kosovë duke kërkuar për ata që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 dhe si mundet një dëshmi mjekoligjore të çojë drejtë hetimeve penale. Këtë dokumentar mund ta shihni edhe në internet përmes: http://www.youtube.com/watch?v=4z0z7tj7nQc
Kjo ligjëratë universitare me ekspertë të BE-së është organizuar bashkërisht nga EULEX-i dhe Qendra për Informim dhe Kulturë e BE-së në Prishtinë. Njoftimet për këto ligjërata në të ardhmen do të shpallen në këtë faqe dhe në faqen e facebook-ut të zyrës së BE-së në Kosovë.