English Shqip / Srpski
LAJME

Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian

19 dhjetor 2013

Më 17 dhe 18 dhjetor 2013, shefi i Sektorit ekzekutiv, Mats Mattsson, e përfaqësonte Misionin në takimet e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, i kryesuar nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

EULEX
Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian

Gjatë takimit dy ditorë, diskutimi kryesor ishte çështja e reformimit të gjyqësorit, dhe progresit të Kosovës në rrafshin anti-korrupsion.

Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian mbahet rregullisht (dy herë në vit) me qëllim të vlerësimit të procesit të integrimit në BE. Në takime marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve vendëse dhe atyre ndërkombëtare, anëtarët e trupit diplomatik dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.