18 janar, 2014
Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë sot e lëshoi deklaratën si në vijim:
"Mua më pikëlloi shumë vdekja e pjesëtarit danez të Misionit Policor të BE-së në Afganistan dhe një pjesëtari britanik të ekipit për mbrojtje të afërt që po punonte për misionin, gjatë një sulmi terrorist mbrëmjen e kaluar e që për cak kishte një restorant në Kabul.
U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve e kolegëve tonë, si dhe familjarëve dhe më të dashurve të viktimave të pafajshme të këtij sulm të tmerrshëm.
Unë e dënoj fuqishëm këtë akt dhune të tmerrshëm dhe të pa arsyetueshëm. Kryerësit e kësaj vepre duhet patjetër të sillen para drejtësisë.
Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë dhe ta mbështesë popullin afgan."