|
19 shkurt, 2014
I përqendruar në rrëfimin e vërtetë të dy motrave, të cilat u përgjigjen në një konkurs për të punuar jashtë vendit, për të mësuar më pas se janë trafikuar në një shtëpi publike afër kufirit serbo-boshnjak, ku ato dhunohen brutalisht, rrihen dhe detyrohen të merren me prostitucion, filmi Motrat dërgon një porosi të fuqishme.
Kushdo që e beson, kur përballet me një situatë të pashpresë, mund të bie viktimë e këtij labirinti abuziv dhe të organizuar. Të rrallë janë ata që ia dalin të ikin nga ai. Të rinjtë dhe prindërit e tyre janë në masë të madhe unikë, ndërsa autoritetet duhet t'i shtojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që ta ndjekin ligjërisht këtë krim.
Qendra për informim e BE-së, në bashkëpunim me EULEX-in, më 19 shkurt e ka organizuar në Mitrovicën e veriut shfaqjen e filmit Motrat, si edhe debatin për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për krimin e organizuar. Prokurorja e EULEX-it Lili Oprea, Joachim Wenz, Shef i Sektorit Ekzekutiv për Hetimet Penale në EULEX dhe Sasa Antonov, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Mitrovicës së veriut folën në debat lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, mjetet e ndihmës juridike, edukimin dhe parandalimin. Rreth 40 studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Mitrovicës së veriut morën pjesë në këtë debat.
Trafikimi i qenieve njerëzore, i quajtur si "formë moderne e skllavërisë", ndodhë në mbarë botën duke i prekur rreth 20 milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë. Sipas Joachim Wenz ky krim global prodhon miliarda dollarë përfitime për trafikuesit. Ai theksoi se, në Evropë pjesa më e madhe e grave të trafikuara janë nga Federata Ruse, Bullgaria, Rumania, Lituania dhe Moldavia.
Lili Oprea foli për një rast lokal të trafikimit në të cilin ishte e përfshirë ajo si prokurore, duke e përshkruar skenarin trafikues të rekrutimit, transportimit, izolimit dhe shfrytëzimit të viktimës.
Professor Atanasov theksoi nevojën për edukim dhe parandalim, duke i paralajmëruar studentët që të mos bëhen naivë dhe të marrin masa paraprake të domosdoshme kur i përgjigjen konkurseve për punësim dhe ofertave për mundësi fitimprurëse jashtë vendit.