English Shqip / Srpski


LAJME

Shefi i EULEX-it e vizitoi Inspektoratin Policor

14 mars 2014

Sot, Bernd Borchardt, Shefi i EULEX-it, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga Krye-shefi Ekzekutiv Fitim Shishani.

EULEX
 

Gjatë këtij takimi Shishani e informoi Borchardtin për punën dhe të arriturat e Inspektoratit në misionin e tij për ta siguruar një shërbim policor llogaridhënës, demokratik dhe transparent në Kosovë.

"Duke shfrytëzuar autorizimet ligjore si agjenci e pavarur në kuadër të MPB-së, ne kemi luajtur rolin tonë për të kontribuar që Policia e e Kosovës të jetë një institucion në shërbim të shoqërisë sonë, në shërbim të demokracisë, por, mbi të gjitha, në shërbim të respektimit dhe zbatimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.", tha Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Shishani Ai falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme në zabtimin e mandateve të saja ligjore.

Bernd Borchardt gjatë takimit e ka vlerësuar bashkëpunimin që e ka misioni me IPK-në, dhe e ka shprehur mbështetjen të cilën ky mision do t'ia jep Inspektoratit në të ardhmen.

"Roli i IPK është shumë i rëndësishëm, pasi që ai shërben si një mekanizëm i kontrollit për Policinë e Kosovës dhe siguron që Kosova ta ketë një shërbim policor profesional dhe sipas standardeve. EULEX-i e ka mbështetur IPK-në që nga viti 2010 dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë ta mbështesim atë përmes këshilltarëve në këtë institucion", tha Bernd Borchardt. Ai e theksoi interesimin e EULEX-in për të gjeturat e IPK-së lidhur me veprimet e PK-së në Zubin Potok më 12 mars 2014.

IPK-ja funksionon si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së që nga viti 2006. Deri në ndryshimet ligjore lidhur me kompetencat e IPK-së ajo përveç inspektimeve, ka trajtuar ankesat që kanë pasur të bëjnë më çështje disiplinore. Me ndryshimet e arritura në Ligjin e IPK-së të hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2010 (03/L-231), agjencioni ka fuqizuar rolin e vet në fushën e inspektimeve në Policinë e Kosovës, kurse ka ndryshuar tërësisht objektin e veprimtarisë hetuese duke hetuar veprat penale ku si të dyshimtë janë të përfshirë zyrtarët policorë.