English Shqip / Srpski


LAJME

Zëvendësja e Shefit të Misionit u takua me kryesuesen e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës

20 mars 2014

Më 20 mars, Zëvendësja e Shefit të Misionit, Joelle Vachter, u takua me kryesuesen e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK), kolonel Taibe Canolli, Drejtoreshë e Personelit dhe e Administratës në Policinë e Kosovës.

EULEX
 

Po ashtu, në takim morën pjesë edhe ekspertët e EULEX-it të cilët punojnë në fushat e lidhura me çështjet gjinore – këshilltarët e EULEX-it për çështje gjinore dhe këshilltarët nga Sektori për fuqizimin e policisë. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohen çështjet e interesit të përbashkët dhe të identifikohen fushat në të cilat EULEX-i mund ta mbështes shoqatën në mënyrë aktive. SHGKP u themelua zyrtarisht në nëntor 2013 dhe i mbledhë të gjitha gratë të cilat punojnë në polici dhe në strukturat civile të Policisë së Kosovës në mbarë vendin. Shoqata ka për qëllim fuqizimin e grave në polici duke ju ofruar rast atyre për ngritjen e vetëdijes dhe adresimin e çështjeve që janë me interes për gratë në kuadër të Policisë së Kosovës dhe për gjithë shoqërinë. Në mënyrë specifike, objektivat e shoqatës janë mbështetja e zhvillimit profesional të grave të cilat punojnë për policinë, përkrahja e mirëqenies dhe e shëndetit psiko-social të femrave dhe të punuarit drejt përfshirjes më të madhe të policeve në proceset vendimmarrëse. Këto objektiva e kanë mbështetjen e plotë të EULEX-it meqë mandati i misionit tonë në mes tjerash është t'i mbështes institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit që ta arrijnë ekuilibrin gjinor në fuqinë e tyre punëtore, si edhe në zbatimin e parimeve të diskriminimit dhe të barazisë gjinore në punën e tyre të përditshme. Gjatë takimit të dy palët diskutuan për përparimin e arritur nga shoqata gjatë muajve të parë të themelimit të saj, përfshirë interesimin në rritje për anëtarësim në të, si edhe karakterin gjithëpërfshirës të SHGPK e cila është e hapur për përfaqësueset e pakicave etnike në mbarë Kosovën.

EULEX

Disa diskutuan për sfidat me të cilat përballet SHGPK të cilat përfshijnë numrin vazhdimisht në rënie të grave në forcën policore për shkak të kushteve të vështira të punës, pagës së ulët, dispozitave të pafavorshme ligjore të cilat e vështirësojnë kombinimin e karrierës me rritjen e fëmijëve, etj. Zëvendësja e shefit të misionit, në emër të EULEX-it, shprehu mirëkuptim për problemet e përmendura dhe siguroi kolonel Canollin që shoqata mund të llogaris në mbështetjen e vazhdueshme të misionit për punën e saj. EULEX-i është i gatshëm të ofrojë ekspertizën e nevojshme dhe të mbajë prezantime për anëtaret e SHGPK në fushat e interesit të përbashkët, si edhe t'i ndajë kontaktet e vlefshme me shoqatat e tjera të ngjashme nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare dhe me rrjetet profesionale bashkëpunuese. Kolonel Canolli shprehu kënaqësinë e saj të madhe për mbështetjen dhe ekspertizën të cilën EULEX-i tashmë ja ka ofruar SHGPK. Të dy palët i gëzohen bashkëpunimit pozitiv në të ardhmen.