English Shqip / Srpski


LAJME

EULEX-i e filloi aktivitetin e quajtur "Gjykimi i Simuluar" për studentët e juridikut

26 mars 2014

Që nga sot, EULEX-i së bashku me Fakultetin Juridik në Prishtinë, e kanë filluar një aktivitet që ofron mundësi të veçantë për studentët e juridikut dhe profesionistët e ardhshëm në fushën e drejtësisë që të fitojnë njohuri për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

EULEX
 

Duke dashur që t'i mbështesin dhe rrisin shkathtësitë praktike për juristët e ardhshëm, gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do t'i mësojnë ata se si të zhvillojnë një gjykim të drejtë të simuluar. Profesionistët e ardhshëm do të jenë në gjendje të paraqiten në rolet e gjyqtarëve, avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve, e njëkohësisht edhe ta zbatojnë legjislacionin sipas praktikave më të mira të BE-së, krah për krah me ekspertët e EULEX-it.

Gjykimi i simuluar do të mbahet më 29 prill, në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Kemi kënaqësinë t'i ftojmë të gjithë studentët e juridikut, të cilët i plotësojnë kushtet, që të aplikojnë.

Për më shumë informata lexoni në lidhjen: www.eulex-kosovo.eu/al/mock-trial.