|
25 mars 2014
Takimi i dytë i përbashkët i Zyrës së BE-së/ PSBE me organizatat për të drejtat e grave kushtuar çështjes së dhunës së bazuar gjinore dhe qasjes në drejtësi u mbajt më 26 mars 2014 në Prishtinë.
Shefi i Misionit të EULEX-it , Bernd Borchardt dhe Shefi i Sektorit për Fuqizim, Peter Bach morën pjesë në këtë takim të kryesuar nga PSBE-së Samuel Žbogar.
Ariana Qosaj-Mustafa nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se dhuna në bazë gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut por edhe e sundimit të ligjit. Pozita e pabarabartë e grave në shoqëri i bën ato të jenë të ndjeshme nga dhuna në bazë gjinore, e cila mund të marrë forma të ndryshme, dhunë seksuale, përfshirë edhe dhunimin, trafikimin me njerëz, abuzimin, "gjendercidin" etj.
Shefi i Misionit foli në veçanti për punën e Këshilltarëve të EULEX-it në Policinë e Kosovës për fuqizimin e hetimeve dhe monitorimin e rasteve penale, si dhe për mandatin ekzekutiv të Misionit për ndjekjen e rasteve të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.
Ngjashëm, edhe Peter Bach, Shefi i Sektorit për Fuqizim, theksoi se EULEX-i do të vazhdojë t'i mbështesë institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, në kuadër të mandatit aktual dhe të ardhshëm, për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, siç janë policia, prokuroria dhe gjyqësori, dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për viktimat e krimeve.