English Shqip / Srpski

 

Dënohet kryetari i komunës

21 prill, 2011

Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, trupi gjykues i përzier me dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas e shpalli fajtor Kryetarin e Kaçanikut Xh.Zh. për kryerje të veprës së zhvatjes dhe armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me tri vite burgim, si dhe ju shqiptua gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Tre të pandehurit tjerë A.K., B.H. dhe N.C., po ashtu, u shpallën fajtorë për kryerje të veprës së zhvatjes. A.K. u dënua me tri vite burgim dhe ju shqiptua gjoba prej 1,500 Euro për armëmbajtje pa leje. B.H. u dënua me një vit e dy muaj burgim, si dhe N.C. u dënua me një vit e dy muaj burgim.

Trupi gjykues i ka shfajësuar të pandehurit nga akuza për kërcënim.

Prokuroria u përfaqësua nga prokurori i EULEX-it prej Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).