|
13 qershor 2010
Shefi i Misionit EULEX Xavier De Marnhac, u takua me disa përfaqësues të OJQ-ve duke përfshirë këtu edhe Institutin Kosovar për kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizjen FOL, Institutin për Studime të Avancuara (GAP), dhe Ndërtimi i Komuniteteve, Mitrovicë.
Në takim u diskutuan disa çështje duke përfshirë edhe rezultatet e EULEX-it në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, aktivitetet e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, mandatin ekzekutiv dhe qasjen e misionit për monitorim, mentorim dhe këshillim. OJQ-të shprehën mbështetjen e tyre për misionin por, njëkohësisht edhe shqetësimet e tyre. Shefi i Misionit shprehu falënderimin e tij për punën e tyre, i dëgjoi me vëmendje ata dhe u angazhua në një diskutim të sinqertë e të hapur.