|
15 qershor 2011
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar paraburgimin dhe masat e tjera kufizuese për të dyshuarit në rastin Kleçka.
Paraburgimi është vazhduar edhe për një muaj për pesë të dyshuar. Dy nga të dyshuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, dhe një i dyshuar tjetër do të duhet të lajmërohet në stacionin policor një herë në javë.
Ky vendim u është dërguar sot palëve dhe vlen deri me 15 korrik 2011.