English Shqip / Srpski

 

EULEX-i i ka arrestuar disa persona

7 korrik 2011

Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar katër personave të arrestuar dje masat kufizuese në vijim:

Të dyshuarit duhet të paraqiten në stacionin policor një herë në javë për një periudhë prej një muaji.
Të dyshuarit u ndalohet të kontaktojnë mes vete si dhe me dëshmitarët dhe familjet e viktimave.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar të dyshuarit që të mos u afrohen më shumë se 300 metra një numri të personave, përfshirë dëshmitarët dhe pjesëtarët e familjeve të viktimave, qoftë drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet ndonjë personi ose mjeti tjetër. Të dyshuarve u është thënë se do të caktohet paraburgimi i tyre nëse i shkelin këto masa.

Përveç kësaj, sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar personin e pestë që ndodhej në listën e urdhrit për arrest. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar të njëjtat masa kufizuese me ato që i ka shqiptuar për të dyshuarit tjerë. Këto arrestime janë pjesë e hetimeve lidhur me pohimet për vrasje të rendë dhe tentim vrasje të rendë të kryera në vitet 1990 dhe 2000.

Hetimet drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it.