|
8 korrik 2011
Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe të Kosovës nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dje shpalli A.A. dhe V.F. të pafajshëm për akuzat e ngritura për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, vepra këto të dënueshme sipas nenit 339, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).
Trupi gjykues e shpalli A.A. të pafajshëm meqë nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar se ai kishte pasur për qëllim përvetësimin e përfitimeve materiale të paligjshme për ndonjë person tjetër, se e kishte shpërdoruar pozitën e tij zyrtare dhe se i kishte tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tija.
V.F. është shpallë e pafajshme meqë nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar se ajo kishte pasur për qëllim përvetësimin e përfitimeve materiale të paligjshme për ndonjë person tjetër apo për një organizatë biznesi, se e kishte shpërdoruar pozitën e saj zyrtare dhe se nuk i kishte kryer detyrat e saja zyrtare.
Palët mund të ankohen brenda 15 ditëve nga momenti që atyre ju dorëzohet aktgjykimi me shkrim.