English Shqip / Srpski

 

Shpallet aktgjykimi për një rast të sulmit me armë

15 korrik 2011

Një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e ka shpallur Sh.K. fajtor për lëndim të rëndë trupor dhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve. Gjykata e dënoi atë me një dënim unik prej shtatë (7) vjet burgim.

Është vërtetuar se i pandehuri, ish pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), më 17 shtator 2010 e ka qëlluar me armë së paku pesë herë palën e dëmtuar B.O., Komandant i Batalionit të 3 të FSK-së, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda.

Aktgjykimi është shpallur më 13 korrik 2011. Kundër këtij vendimi është paralajmëruar ankesa nga ana e avokatit mbrojtës.

Dispozitivin e këtij vendimi (në anglisht) mund ta gjeni në këtë lidhje: kliko këtu