|
19 korrik 2011
Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac, vizitoi sot Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) me qëllim të theksimit të mbështetje së tij të plotë për punën që është duke e bërë prokuroria në konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë me ndjekjen penale të rasteve të profilit të lartë. Xavier de Marnhac u takua me prokurorë të EULEX-it, ushtruesin e detyrës së shefit të PSRK-së Eduard Gueroff, di dhe me Zëvendësshefen e PSRK-së, Sevdie Morina.
“Mendova se ishte një kohë e përshtatshme për të përsëritur së pari falënderimin dhe mbështetjen time për punën e rëndësishme të cilën e kanë bërë nën mbikëqyrjen e Isabelle Arnal gjatë viteve të fundit”, tha de Marhnac. “Siç edhe mund ta dini, Isabelle është ftuar në një pozitë të re dhe me rëndësi në Ministrinë e Drejtësisë në Francë, ndërsa unë shpresoj se PSRK-ja do ta vazhdojë të hetoj raste të cilat mund të dërgohen në gjykatë”, shtoi de Marnhac.
Në një takim me gazetarë pas vizitës në PSRK, Shefi i Misionit EULEX e theksoi rëndësinë e sqarimit të imunitetit të deputetëve të Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese.
Ashtu siç edhe keni mundur ta vëreni, dje Brukseli e ka bërë një deklaratë ku konfirmon se ata e përkrahin fuqishëm nevojën për ta sqaruar këtë çështje”, u tha gazetarëve de Marnhac. “Ne jemi duke punuar ende në këtë çështje. Ne do të bëjmë çmos për ta gjetur mënyrën për ta marrë këtë sqarim, pasi ai është me rëndësi për Kosovën dhe sundimin e ligjit”, shtoi ai.
Më tej, Shefi i EULEX-it shtoi se është shumë me rëndësi që Parlamenti të përfshihet në këtë proces pasi që ai ka të bëjë me deputetët e Parlamentit.
“Unë dua ta bëj shumë të qartë këtë: ne nuk jemi duke u marrë me ndonjë rast të veçantë, por ne dëshirojmë të kemi një sqarim të përgjithshëm”, tha në fund de Marnhac.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni libërthin statistikor të PSRK-së:
http://www.eulex-kosovo.eu/docs/justice/SPRK-booklet-28-06-2011-ALB.pdf