|
26 korrik 2011, ora 0245
Të citohet Zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton:
“Është me rëndësi që situata e tanishme të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. Për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë, EULEX-i është duke u bashkërenduar nga afër me KFOR-in.
“EULEX-i nuk ka qenë i përfshirë në asnjë mënyrë në operacionin e kryer nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
“EULEX-i dhe BE-ja në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjidhet përmes Dialogut aktual ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme të njërës apo palës tjetër nuk janë të dobishme.
“Mospajtimet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.”