|
25 gusht 2011
Pas shqyrtimit të ankesave të pandehurve A.H., M.Q. dhe D.S., një trup gjykues i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe kosovar e shpalli aktgjykimin e tij më 24 gusht. Gjykata Supreme e ka pranuar pjesërisht ankesën duke i vlerësuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë si shumë të larta. Prandaj, këto dënime u zvogëluan. Pjesa tjetër e aktgjykimit u vërtetua.
Të pandehurve ju shqiptuan dënime të përgjithshme të zvogëluara me burgim: (A.H.) 14 vite, (M.Q.) 15 vite ndërsa (D.S.) 11 vite e 4 muaj.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i kishte shpallur A.H. dhe M.Q. fajtor për dy raste të tentim vrasjes së rëndë të kryer në bashkëpunim si dhe për posedim/përdorim të paautorizuar të armëve. D.S. ishte shpallur fajtor për një rast të tentim vrasjes së rëndë të kryer në bashkëpunim si dhe për posedim/përdorim të paautorizuar të armëve. Më 28 shkurt 2007 A.H. dhe M.Q. kishin provuar ta vrisnin A.B., në atë kohë Drejtor i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, duke e qëlluar makinën e tij me armë zjarri. Më 12 prill 2007, A.H. dhe M.Q. provuan përsëri, kurse kësaj radhe në sulm mori pjesë edhe D.S.. Ata e sulmuan makinën e A.B. me një granatë dorë dhe me dy minahedhës. Në të dy rastet në makinë kishte edhe persona tjerë, kurse në rastin e dytë ishte edhe një makinë e policëve që ishin në përcjellje të tij. Me këtë rast ishin rrezikuar edhe jetët e tyre.