English Shqip / Srpski

 

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gusht 2011

Kjo ditë shërben për vetëdijesimin e autoriteteve, shtypit dhe publikut në përgjithësi lidhur me gjendjen e personave të Zhdukur dhe familjeve të të zhdukurve në të gjithë botën.

Në Kosovë janë pak nën 1800 persona të pagjetur që nga konflikti 1998-1999 dhe pasojat e tij.

EULEX-i është duke ndihmuar dhe do të vazhdojë të sigurojë mbështetje në këto mënyra:

  • Duke mundësuar fuqizimin e stafit lokal me ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional përmes MMKsë si strategji e EULEX-it.
  • Sigurimin e ekspertëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në hetime si dhe zhvilluar hetime për kërkimin e personave të Zhdukur.
  • Dhënia e këshillave profesionale dhe të paanshme për Ministrat në lidhje me çështjen e Personave të Zhdukur.
  • Formimi i aleancës së ngushtë me Shoqatat e Familjarëve, grupet kryesore të shoqërisë civile si dhe aktorëve të tjerë me rëndësi.
  • Vazhdimin e kërkimit për informacione të besueshme lidhur me vendndodhjen e lokacioneve të varrezave potenciale në Kosovë dhe jashtë saj.
  • Stimulimin e apeleve publike për informim nëpër media.

Që kur Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-i filluan të punojnë së bashku në dhjetor të vitit 2008, janë zhvilluar rreth 300 operacione në terren. Mbetjet mortore të më shumë se 240 viktimave – duke përfshirë këtu 176 persona të zhdukur – u janë kthyer familjeve të prekura. Është duke vazhduar analizimi i plotë i mbetjeve mortore të paidentifikuara ende të mbajtura në morgun e Departamentit të Mjekësisë Ligjore ku janë duke u shqyrtuar mbi 2000 dosje të rasteve. Aktivitete të theksuara në vetëdijesimin dhe bashkëpunimin me familjet dhe shoqatat e familjarëve të personave të Zhdukur janë duke vazhduar.

Kjo ditë paraqet një mundësi për të theksuar publikisht edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e EULEX-it për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të përcaktuar fatin e të Zhdukurve deri në çfarëdo mase të jetë e mundur.