English Shqip / Srpski

 

Janë konfiskuar prova në hetimet për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

31 gusht 2011
(Deklaratë e përbashkët nga EULEX-i, KFOR-i dhe PK-ja)

Sot, Policia Speciale e EULEX-it, e mbështetur nga njësi të KFOR-it, e ka kryer një operacion në pjesën veriore të Kosovës në lidhje me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës më 26 korrik 2011.

Njësi të rregullta të Policisë së Kosovës kanë ruajtur rendin dhe qetësinë publike gjatë kohës kur është kryer operacioni. Hetimet për këtë vrasje jenë duke u zhvilluar bashkërisht nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, të cilët janë duke bashkëpunuar ngushtë për ndriçimin e këtij krimi.

Në operacionin e sotëm, janë bastisur katër objekte private në Zubin Potok dhe Zupç, si dhe janë konfiskuar prova. Në këtë material përfshihen armë dhe një automjet. Të gjitha këto prova tani janë duke u analizuar nga prokurorët dhe hetuesit. Ky operacion ka kaluar në mënyrë të qetë, pa ndonjë incident të madh.

EULEX-i mund të konfirmojë se ekzistojnë urdhër arrestet për gjashtë persona të cilët kërkohen në lidhje me vrasjen e pjesëtarit të PK-së.

Operacioni i sotëm është edhe një hap tjetër drejt sjelljes së kryerësve të këtij krimi përpara drejtësisë. Hetimet janë duke vazhduar në lidhje me incidentet tjera të dhunshme në pjesën veriore, duke përfshirë edhe djegien e Portës 1.

Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Është me rëndësi që banorët lokal të vazhdojnë t’i përkrahin veprimet e atyre që përpiqen t’i sjellin përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet e rënda.