English Shqip / Srpski

 

Deklaratë e PSBE (EUSR)-EULEX lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur gjatë dialogut

15 shtator, 2011

Marrëveshja e arritur gjatë dialogut në Bruksel më 2 shtator lidhur me vulat doganore ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të lirisë së qarkullimit të mallrave në përputhje me vlerat evropiane. Ne jemi konsultuar nga autoritetet e Kosovës për procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje. Në saje të kësaj, plani ka për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit në portat në pjesën veriore të Kosovës. Zbatimi i këtij plani do të fillojë më 16 shtator. BE-ja pret që tani mund të hiqet embargoja në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini tha: “Është shumë pozitive që, për këtë çështje, autoritetet e Kosovës janë konsultuar me ne. Unë shpresoj se kjo do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes së arritur gjatë dialogut. Plani do të duhej të ndihmonte në parandalimin e kontrabandës dhe ta përmirësojë sigurinë në zonën unike doganore të Kosovës.”

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, tha: “Kjo ka të bëj me përmirësimin e sundimit të ligjit në veri që është në interes të gjithë qytetarëve që e respektojnë ligjin, për çka edhe angazhohet EULEX-i. Në porta do të ketë ekipe të përziera. Puna operative do të bëhet nga EULEX-i, sipas mandatit të tij.”