English Shqip / Srpski

 

Urdhërohet arresti shtëpiak në rastin Kleçka

22 shtator, 2011

Pas sqarimit të çështjes së imunitetit nga Gjykata Kushtetuese, F.L. u paraqit sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në një seancë për caktimin e arrestit.

Me kërkesën e prokurorit, gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar një muaj arrest shtëpiak dhe konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të tij të udhëtimit.

Muajin e kaluar u konfirmua aktakuza kundër F.L. dhe nëntë të pandehurve të tjerë në rastin Kleçka kurse gjykimi kryesor do të mbahet më pas. Aktakuza i ngarkon të pandehurit me akuza të ndryshme për krime të luftës që pretendohet se janë kryer më 1999 në një qendër të improvizuar të paraburgimit e cila gjendej në fshatin Kleçkë.