|
5 tetor 2011
Sot në mëngjes, policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar e kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.
Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere.
Gjithsej janë bërë gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.
Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane e ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani.
Hetimi udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it.