English Shqip / Srpski

 

EULEX-i dënon sulmin në veri të Mitrovicës

5 tetor, 2011

EULEX-i dënon ashpër sulmin e natës së kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës në automjetin e një pjesëtari të stafit të EULEX-it. Një mjet shpërthyes u aktivizua nën makinën e një pjesëtari të stafit e cila ishte parkuar pranë Shtëpisë së BE-së. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar, por makina është dëmtuar rëndë. Ndërtesa dhe automjete tjera aty pranë janë dëmtuar lehtë.

"Kjo ishte një përpjekje e qartë e frikësimit kundër këtij pjesëtari të stafit dhe misionit në tërësi. Ky është një sulm kriminal kundër Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe si i tillë, është i papranueshëm,” tha Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Hetimet kanë filluar. Ata që janë përgjegjës do të hetohen dhe të sillen para drejtësisë.

Stafi i EULEX-it do të vazhdojë të operojë në të gjithë veriun e Kosovës, në porta, në Gjykatë, në Shtëpinë e BE-së dhe në patrullim. Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë në interes të sundimit të ligjit dhe për të mirën e shumicës së qytetarëve qe jetojnë në këtë pjesë dhe që respektojnë ligjin.