|
5 tetor, 2011
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka përfunduar vizitën e tij në Tiranë, ku ai ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. U nënshkrua një marrëveshje teknike për bashkëpunim policor në mes të EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe krimit ndërkufitar në të mirën e qytetarëve të të gjithë rajonit.
Kryeministri premtoi mbështetjen e plotë të qeverisë së tij për Task Forcën Speciale Hulumtuese që është duke hetuar pretendimet e bëra në raportin e Këshillit të Evropës shkruar nga Dick Marty.
"Ky ishte një udhëtim shumë i suksesshëm," tha Xavier de Marnhac. "Krimi i organizuar është fenomen rajonal dhe duhet të trajtohet në nivel rajonal. Marrëveshjet teknike si kjo që ne kemi nënshkruar do të ndihmojnë në këtë luftë. Unë do të doja të falënderoj Qeverinë e Shqipërisë për gatishmërinë e tyre të plotë për të bashkëpunuar dhe për të mbështetur hetimet e Task Forcës për të përcaktuar të vërtetën e pohimeve bërë në Raportin e Këshillit të Evropës. "