|
11 tetor 2011
Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e liroi D.O. nga akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj T.O..
Trupi gjykues vendosi se D.O. nuk ishte fajtor pasi që nuk u dëshmua se ai e kishte goditur viktimën në kokë me një mjet të fortë dhe të rëndë më 20 shtator 2009 duke e shkaktuar vdekjen e tij më vonë në spital.
Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar ka paralajmëruar se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi.