English Shqip / Srpski

 

EULEX-i dhe KFOR-i fillojnë rifunksionalizimin e rrugëve të autorizuara në Pikëkalimin 1- Jarinje

13 tetor 2011

Sot në mëngjes, EULEX-i i përkrahur nga trupat e KFOR-it, ka ndërmarrë veprime në mbështetje të sundimit të ligjit dhe për rifunksionalizimin e rrugëve të autorizuara afër Pikëkalimit 1 – Jarinje në pjesën veriore të Kosovës. Me këtë rast janë duke u mbyllur pikëkalimet e paautorizuara.

Mandati i EULEX-it është zbatimi i sundimit të ligjit, ku përfshihet kryerja e punëve policore dhe doganore në Pikëkalimet 1 dhe 31. Roli i KFOR-it është të sigurojë që organizatat tjera ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in, të mos pengohen gjatë përmbushjes së misionit të tyre.

“Rrugët e paautorizuara i anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt. Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës të kthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit”, tha u.d. Shef i EULEX-it, Andy Sparkes.

KFOR-i dhe EULEX-i angazhohen për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne do t’i vazhdojmë veprimet tona për ta mundësuar lirinë e lëvizjes dhe për vendosjen e sundimit të ligjit me kujdes dhe në mënyrë të paanshme.