|
04 nëntor 2011
Dje, një trup gjykues i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shpalli aktgjykimin lidhur me një rast të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. Një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje të trafikimit të palejueshëm nëpër Evropë.
I pandehuri, që gjendet në paraburgim nga muaji maj 2011, vendosi ta pranojë fajësinë më 26 tetor, ndërsa dje është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 15.000 euro. Kësaj procedure jashtëzakonisht të shpejtë i kishte paraprirë një hetim i gjatë i udhëhequr në mënyrë të efektshme nga prokurorët e EULEX-it në PSRK, që çoi deri te kapja e më shumë se 12 kilogramëve heroinë jashtë Kosovës dhe në disa arrestime dhe dënime jashtë vendit, kurse PSRK ishte përgjegjëse për hetimin e kësaj organizate të gjerë brenda territorit të Kosovës.
Hetimi u mundësua falë ndihmës ligjore ndërkombëtare ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore dhe EULEX-it.