|
10 nëntor 2011
EULEX-i është duke bashkëpunuar ngushtë më Policinë e Kosovës (PK) në hetimin e incidentit e të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Mbrëmjen e kaluar hetuesit e EULEX-it shkuan në vendngjarjen e krimit, dhe në bashkëpunim me zyrtarët e PK-së, filluan të intervistojnë dëshmitarët. Hetimi i përbashkët i EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës është ende duke vazhduar me mbledhjen e provave materiale si dhe deklaratave të dëshmitarëve.
EULEX-i u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga reagimet e dhunshme dhe ti lejojnë institucionet e sundim të ligjit ta kryejnë punën e tyre. Kjo përfshin lirinë e lëvizjes për EULEX-in në mënyrë që të kryej këtë dhe hetime të tjera në përputhje me mandatin që ka.