English Shqip / Srpski

 

Aktgjykimi për rastin e krimeve të luftës

23 nëntor 2011

Sot, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e shpalli të pandehurin F.G. fajtor për veprën penale Krime të luftës kundër popullatës civile. Ai u dënua me tetëmbëdhjetë (18) vjet burgim.

Gjykata konstatoi se, në qershor 1999, F.G. në cilësinë e tij si pjesëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në bashkëveprim me N.B., ka hyrë në shtëpinë e S.G. në Varigovc, Komuna e Lipjanit dhe e ka vrarë atë.

I akuzuari H.R. u shpall fajtor për veprën penale Ofrim të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së saj dhe u dënua me gjashtë muaj me kusht.

Këtë rast e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).