English Shqip / Srpski

 

Hedhet poshtë aktakuza

15 dhjetor, 2011

Më 12 dhjetor 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin hedhen poshtë të gjitha akuzat kundër ish-Guvernatorit të Bakës Qendrore të Kosovës.

Gjykatësi i ka hedhur poshtë të gjitha pesë pikat e aktakuzës kundër H.R., të cilat përfshinin veprat penale si: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

Arsyetimi për hedhjen e disa pikave të akuzës u bazua në faktin se, megjithëse ish-Guvernatori i kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka mundur të kryhet keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Për pikat tjera, gjykatësi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat tjera penale të përmendura në aktakuzë.

Aktakuza është konfirmuar vetëm në lidhje me pikën 6 (keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar) kundër I.M., pasi që kishte prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se ai e ka kryer këtë vepër.