English Shqip / Srpski

 

Paraburgim për dyshim të përfshirjes në krim të organizuar

16 dhjetor 2011

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren ka urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për një person të akuzuar për kontrabandim të personave dhe për krim të organizuar.

Personi ishte arrestuar të mërkurën më 14 dhjetor. Operacioni ishte kryer nga një Njësit i Përbashkët Hetues për Krim të Organizuar i Policisë së EULEX-it dhe Drejtorisë për Krim të Organizuar të Policisë së Kosovës. Janë marrë prova materiale dhe një person është arrestuar.

Për personin dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin ilegal të personave nga Turqia për në Itali përmes Bullgarisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Sllovenisë.

Operacioni ishte mbikëqyrur nga një Prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.