|
19 dhjetor 2011
Më 18 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim një të dyshuari për një rast të krimit të organizuar. Ky mashkull dyshohet për furnizim, transportim, prodhim, shkëmbim dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe për krim të organizuar.
Ky person është arrestuar të premten më 16 dhjetor. Ai dyshohet se është i përfshirë në importimin e armëve nga Shqipëria për t’i shitur në tregun e zi në Kosovë. Po ashtu, dyshohet se armët janë importuar edhe nga Turqia në Kosovë, e pastaj janë shitur më tej në Shqipëri.
Hetimet është duke i udhëhequr një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.