|
13 janar 2012
Më 11 janar, trupi gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ka nxjerrë vendimin për një rast të trafikimit të njerëzve.
Tetë (8) persona nga Kosova u shpallën fajtorë dhe u dënuan me gjithsejtë dymbëdhjetë (12) vite burgim për trafikimin e një të miture nga Shqipëria.
Vajza e mitur është detyruar që të punojë si valltare dhe të kryejë akte seksuale në lokacione të ndryshme në rajonin e Kamenicës dhe Prizrenit, gjatë periudhës nëntor 2010 dhe fillimi i vitit 2011. Gjatë kësaj kohe ajo provoi të ikë por është kthyer me dhunë dhe është privuar nga liria.
Sh.G. u dënua me katër (4) vite dhe një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, privim i paligjshëm nga liria dhe shkelje e të drejtave të punës.
D.B. u dënua me dy (2) vite burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe shkelje e të drejtave të punës.
E.K. u dënua me një (1) vit e tre muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.
S.B. u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpallur fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç.
M.K. u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.
I.I. dhe R.K. u dënuan me nga një (1) vit burgim. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale trafikim i personave.
V.M. u dënua me shtatë (7) muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale ndihmë pa dashje në trafikimin e personave.
Një person tjetër i cili ka vepruar si bashkëpjesëmarrës ndodhet ende në arrati dhe hetimet për të janë duke vazhduar.
Hetimet janë kryer nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas.