English Shqip / Srpski

 

Deklaratë e EULEX-it lidhur me rolin e misionit në të ardhmen

17 janar 2012

Shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac, është në dijeni të debatit aktual rreth rolit të ardhshëm të EULEX-it në Kosovë. Z. De Marnhac dëshiron të përsëris faktin që një rishikim strategjik momentalisht është duke u zhvilluar në Bruksel, në lidhje me formën dhe prioritetet e ardhshme të misionit të BE-së për sundim të ligjit, dhe se nuk është marrë asnjë vendim lidhur me riformatimin e mundshëm të misionit.

"Të gjitha rekomandimet që burojnë nga ky shqyrtim duhet të miratohen nga shtetet anëtare të BE-së. Roli i EULEX-it mund të përshtatet dhe ndryshohet vetëm me miratimin e tyre. Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë rekomandimet e shqyrtimit", tha Xavier de Marnhac.

Është procedurë e zakonshme e BE-së që rregullisht të shqyrtoj misionet e veta. Rishikimi përfshin kontributet e shumë palëve, përfshirë EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës.