English Shqip / Srpski

 

J.P. i konfirmohet aktakuza

Mitrovicë, 23 janar 2012

Më 20 janar 2012 një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë ka konfirmuar në tërësi aktakuzën kundër J.P., dhe ka deklaruar të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit si të pranueshme.

J.P. akuzohet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) me gjashtë akuza:

1. Kontrabandë të mallrave

2. Evazion fiskal

3. Shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës

4. Pastrim të parave

5. Krim të organizuar

6. Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i përkiste një grupi kriminal që vepronte në veri të Kosovës gjatë periudhës 21 Maj 2009 - 16 maj 2011, dhe kontrabandonte derivate të naftës në Kosovë.

J.P. u arrestua më 17 maj 2011 nga policia e EULEX-it, dhe që atëherë ai është mbajtur në paraburgim në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

I pandehuri dhe mbrojtësi i tij, brenda tri ditëve nga pranimi, mund të paraqesin ankesë për vendimin, para kolegjit prej tre gjykatësve në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë është pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.