|
24 janar 2012, Prishtinë
Sot, Shefi i Misionit EULEX, z. Xavier de Marnhac, e vizitoi pikën kufitare Hani i Elezit, ku u takua me zyrtarë të Policisë Kufitare të Kosovës dhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe të EULEX-it.
Gjatë kësaj vizite, de Marnhac u informua për kushtet, infrastrukturën, sistemin e menaxhimit të kufijve, bashkëpunimin ndërkufitar dhe punën që po kryejnë zyrtarët doganor dhe ata të policisë kufitare.
Të pranishëm ishin: Shefi i Komponentit të Doganës të EULEX-it, Michael Marsden, zv. Shefi i Komponentit të Policisë të EULEX-it Boumendil, Fisnik Visoka Shef i pikës kufitare, dhe Bedri Berisha komandant i PK në pikëkalimin kufitar.
De Marnhac tha që zyrtarët policor dhe doganor të Kosovës kanë pasur një mundësi shumë të mirë për të përfituar përvojë dhe njohuri gjatë punës me kolegët e tyre ndërkombëtarë.
“ Javën e kaluar ne e patëm një vizitë shumë të rëndësishme nga Cecilia Malmstrom, Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme lidhur me procesin për liberalizimin e vizave. Jam i sigurt që zyrtarët policor dhe doganor do të luajnë rol thelbësor,” tha de Marnhac.