|
26 janar 2012
Pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, sot Policia e EULEX-it ka arrestuar një individ të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, E.Z., të ndodhur më 26 korrik 2011. Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Momentalisht individi është duke u marrë në pyetje. Hetimi për vrasjen e E.Z. është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it.