English Shqip / Srpski

 

Aktakuzë e konfirmuar për kontrabandim me njerëz

26 janar 2012, Prishtinë

Më 24 nëntor 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë ka konfirmuar aktakuzën kundër nëntë të pandehurve lidhur me kontrabandim të imigrantëve, ndërsa ka deklaruar se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit të jenë të pranueshme.

B.N., N.B., B.B., A.B., A.B., M.B., S.B., A.P. dhe Z.Z. janë akuzuar nga prokurori vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe atë për dy pika:

1. Krim të organizuar – në kundërshtim me nenin 274 paragrafi 2 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)

2. Kontrabandim me migrantë – në kundërshtim me nenin 138, paragrafi 6 në lidhje me nenin 23 të KPK.

Ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë punuar së bashku si një grup me strukturë të organizuar dhe kanë qenë të përfshirë në kontrabandim të migrantëve nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës. Personat që donin të largoheshin nga Kosova është dashur të paguajnë prej 1500 deri 3000 euro, për të hyrë ilegalisht në një shtet evropian me pasaportë të falsifikuar.

Hetimi, ndjekja dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.