English Shqip / Srpski

 

Emërohet Shefi i Prokurorisë Speciale

27 janar 2012

EULEX-i e ka emëruar Anne Signe Justesen shefe të re të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Justesen ka një përvojë gati tridhjetë vjeçare në fushën e sundimit të ligjit në Danimarkë. Këtu përfshihen edhe dhjetë vjet të punës së saj si shefe, përgjegjëse për udhëheqjen e ekipeve të përbashkëta hetimore të prokurorisë dhe policisë.  

“Pres me padurim ta filloj punën, duke kombinuar punën ekzekutive me menaxhimin, si dhe bashkëpunimin me kolegët vendas dhe policinë hetimore”, tha Signe Justesen.

Më herët, Anne Signe Justesen kishte punuar në EULEX si këshilltare në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të sapoformuar.

“Duke pasur parasysh përvojën time në KPK, unë jam e vetëdijshme për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen kolegët e mi vendas. Kjo do të ndihmojë edhe më shumë në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve në PSRK”, tha Justesen.

Veç kësaj, misioni e ka zgjedhur edhe Kryeprokurorin e ri në EULEX, i cili do të arrijë në Kosovë së shpejti për të marrë detyrën e re. Hollësi të tjera lidhur me këtë do të jepen më vonë.