English Shqip / Srpski

 

Ankesa e Prokurorisë

31 janar 2012, Mitrovicë

Të hënën më 30 janar, prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka parashtruar ankesë në rastin e një personi i cili ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e një oficeri të Policisë së Kosovës. Personi i arrestuar u lirua të premten më 27 janar, sepse gjykatësi i procedurës paraprake, në mes të tjerash tha se nuk mund të përjashtohej mundësia që ky person të jetë identifikuar gabimisht, dhe për këtë nuk kishte bazë të mjaftueshme për arrestimin e tij. Trupi gjykues do të vendosë lidhur me ankesën e prokurorit.

Më 26 janar 2012, pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe PK-së, policia e arrestoi një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të PK-së, E.Z. më 26 korrik 2011. Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Hetimet për vrasjen e E.Z. po zhvillohen bashkërisht nga policia dhe prokurorët e EULEX-it dhe ata kosovarë.

Hetimet, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimeve të rënda në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.