|
02 shkurt, 2012, Prishtinë
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac dje në selinë e Misionit në Prishtinë ka mirëpritur Miroslav Lajçakun, drejtor menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusi, Fqinjësi me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit, Lajçak u informua për situatën aktuale dhe prioritetet e misionit për këtë vit, për luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetjen për dialogun, si dhe për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veri, në veçanti në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. De Marnhac theksoi bashkëpunimin e mirë që mbizotëron në mes të institucioneve të Kosovës dhe akterëve të Bashkimit Evropian në Kosovë.
"Unë pres bashkëpunim të ngushtë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim qe te sjellim Kosovën më afër standardeve të BE-së",i tha de Marnhac Lajçakut.