|
7 shkurt 2012, Prishtinë
Sot, trupi gjykues i përzier nga një gjykatës i EULEX-it dhe dy gjykatës kosovar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan i shpalli të pandehurit B.T. dhe N.T. fajtor për veprën penale Zhvatje në bashkëkryerje duke e shkelur kështu nenin 267, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23, të Kodit Penal të Kosovës.
I pandehuri B.T. u dënua me tri vite burgim, kurse i pandehuri N.T. u dënua me dy vite burgim.
Më 29 prill 2011, të pandehurit, babë e bir, e kanë kërcënuar rëndë palën e dëmtuar duke i kërkuar 20.000 euro. Gjatë kësaj dite, që të dy ishin nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës. I pandehuri N.T. u arrestua në momentin kur e mori shumën e parave nga zyra e palës së dëmtuar. I pandehuri tjetër ia doli të ikën por u arrestua më vonë.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Palët mund të ankohen brenda 15 ditëve prej datës kur atyre u dorëzohet aktgjykimi me shkrim.