|
13 shkurt 2012
Lidhur me tragjedinë në fshatin Restelicë, Andy Sparkes, ushtrues detyre i shefit të EULEX-it ka lëshuar deklaratën në vijim:
“Ajo çfarë ka ndodhur në mëngjesin e së shtunes në komunën e Dragashit është një tragjedi e tmerrshme. Në emër të EULEX-it, unë do të doja të shpreh ngushëllimet tona të thella për familjet e atyre që kanë vdekur. Mendimet tona mbeten me ta. EULEX-i ende qëndron i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet me personelin dhe resurset që ka. Unë poashtu dua të shpreh mbështetjen dhe admirimin tim për shërbimet e shpëtimit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në vend të ngjarjes, dhe të gjithë ata që janë përfshirë në përpjekjet për të u përballë me këtë mot të ashpër.”