English Shqip / Srpski

 

Deklaratë e EULEX-it lidhur me qasjen në veri të Kosovës

20 shkurt 2012, Prishtinë.

Misioni ka vërejtur raportime nëpër media lidhur me një marrëveshje të pretenduar, e cila thuhet se, në bazë të kushteve të caktuara, i lejon EULEX-it qasje të plotë në veri. Misioni dëshiron të sqarojë se nuk ka bërë, si dhe nuk do të bëjë asnjë marrëveshje të këtillë. Liria e lëvizjes është e panegociushme.

Ndryshe nga raportimet e shtypit dhe përkundër qëndrimit tonë të kamotshëm, EULEX-i akoma nuk ka qasje të përhershme dhe të pakushtëzuar në veri. Megjithëse disa prej konvojeve tona ia kanë dalë të mbërrijnë në pikë kalime, situata veçanërisht në veri të Mitrovicës mbetet e pandryshuar, ku qasja është e kufizuar apo e herë pas hershme. Shqetësim i veçantë për misionin mbetet pengimi i punës së Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, gjë që i privon drejtësinë për të gjithë qytetarët.

EULEX-i, së bashku me KFOR-in, insiston në qasje të lirë, të pakushtëzuar dhe pa asnjë vonesë, ashtu që misioni të vazhdojë me punën e rregullt dhe shumë të rëndësishme për sundimin e ligjit.