English Shqip / Srpski

 

De Marnhac për vizitë në Beograd

23 shkurt 2012, Prishtinë

Sot, Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac e përfundoi vizitën e tij dy ditore në Beograd, gjatë së cilës u takua me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç. Në mesin e çështjeve të diskutuara më urgjentja ishte kthimi i përhershëm dhe i pakusht i lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës.

“EULEX-i duhet ta vazhdojë punën e tij të rregullt dhe shumë të rëndësishme për sundimin e ligjit në veri pa vonesa të mëtejshme. Misioni duhet ta vazhdojë punën e tij në dobi të të gjithë njerëzve. Nga situata e tanishme përfitojnë vetëm strukturat kriminale,” tha de Marnhac.

Po ashtu, gjatë vizitës së tij, Shefi i Misionit u takua me Delegacionin e BE-së në Beograd, me ambasadorë, si dhe me Ivica Daçiç, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme dhe me Ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Takimet ishin të hapura dhe të frytshme, ndërsa gjatë tyre u bisedua për lirinë e lëvizjes, luftën kundër krimit të organizuar dhe për dialogun që është duke u zhvilluar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Shefi i Misionit e përsëriti mbështetjen e tij të plotë për dialogun, duke theksuar se EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë çdo marrëveshje të mundshme që arrihet.