|
27 shkurt 2012, Prishtinë
Gjashtë pjesëtarët e dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës kanë dalë para gjykatësit. Rasti është marrë përsipër nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it pasi që lënda i është kaluar në kompetencë Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së). Njëri nga të dyshuarit është liruar. Pas dëgjimit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmjen e djeshme, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit. EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë nga afër këtë rast.