|
28 shkurt 2012, Prishtinë
Sot (28 shkurt), Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac i ka vizituar pikëkalimet 1 dhe 31. Qëllimi i vizitës së tij ishte që të vlerësohen kushtet në terren, të shihet progresi në përmirësimin e objekteve, si dhe të takohet me pjesëtarët e këtij misioni. De Marnhac bisedoi me personelin e EULEX-it, KFOR-it dhe të Kosovës të pranishëm në pikëkalime për t’i dëgjuar pikëpamjet e tyre, si dhe i falënderoi ata për kontributin personal të tyre.
“Tani kur në këto pikëkalime po kthehet qarkullimi – për çka të gjithë jemi të kënaqur – unë desha ta shoh për së afërmi se si po zhvillohen gjërat dhe se si po punojnë njerëzit tanë për ta përmirësuar situatën këtu,” tha Shefi i Misionit EULEX.
EULEX-i vazhdon ta përmbush mandatin ekzekutiv të tij dhe i përkrah marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mirëpo, edhe pse situata është përmirësuar kohëve të fundit, ky mision ende nuk ka liri të qasjes së përhershme dhe të pakushtëzuar në veri. Ky është parakusht për përmbushjen e suksesshme të mandatit të EULEX-it, e cila do ta avancojë sundimin e ligjit dhe do të sigurojë mirëqenien e qytetarëve në tërë Kosovën.