|
06 mars 2012
Sot në mëngjes, nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Task Forcës Anti-korrupsion kanë arrestuar katër persona dhe kryer bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira të ndryshme në Vushtrri.
Bastisjet dhe arrestimet janë kryer në kontekst të një hetimi lidhur me shkeljet penale duke përfshirë okupimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit, ushtrim të ndikimit, dhe krim të organizuar.