English Shqip / Srpski

 

Shfajësohet një person nga akuzat për terrorizëm

6 mars 2012

Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka shfajësuar M.K. nga akuzat penale për Pjesëmarrje aktive në një organizatë terroriste për shkak të mungesës së provave.

M.K. ngarkohej me këtë akuzë penale në aktakuzën e ngritur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita kur atyre u dorëzohet kopja e aktgjykimit.