English Shqip / Srpski

 

Vendim për të ndaluarit në Vushtrri

8 mars 2012

Mbrëmë (7 mars), gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ka urdhëruar zbatimin e masës së kufizimit për tre personat e arrestuar më 6 mars 2012, në komunën e Vushtrrisë. Urdhri ua ndalon atyre kontaktimin me të pandehurit tjerë të këtij rasti, si dhe kontaktimin e zyrtarëve dhe zyrave të komunës. I arrestuari i katërt është liruar me urdhër të prokurorit.

Të katër personat vazhdojnë të jenë nën hetime lidhur me shkeljet e ndryshme duke përfshirë uzurpimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit, ushtrim të ndikimit dhe krim të organizuar.

Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), i cili është duke i udhëhequr hetimet, po e shqyrton mundësinë e parashtrimit të ankesës ndaj vendimit për mos mbajtje në paraburgim të njërit prej këtyre tre personave.

Bastisjet dhe arrestimet lidhur me këtë rast janë kryer nga pjesëtarët e Task Forcës Anti-korrupsion të Policisë së Kosovës.